Një alarm në qiellin mbi aeroportit e Malpensës, në Milano, Itali, ka rënë pak pas orës 19:00: një objekt i paidentifikuar u shfaq në radar të aeroportit.

Kështu që u vendos të ndaloheshin të gjitha fluturimet ajrore, të cilat u devijuan në aeroportin Linate dhe Orio al Serio. Sipas informacioneve të para, mund të ketë qenë një dron ose një helikopter. Zbritjet e aeroplanëve rifilluan pas rreth gjysmë ore.

“Drita”, që është sinjali i një objekti ajror, ishte shfaqur në radar gjashtë kilometra në jug të aeroportit të Malpensas dhe nisën menjëherë të gjitha kontrollet.

Për rreth gjysmë ore fluturimet në aeroportin e Milanos janë transferuar në Bergamo dhe Linate, përcjll GSH. Pastaj, drita u zhduk, qarkullimi rifilloi normalisht. Midis hipotezave, ekziston ajo që ka qenë një avion në fluturim në një lartësi të paautorizuar.//GazetaExpress

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb