Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit se Shqipëria ka vendosur të rrisë shpenzimet ushtarake në vitet në vazhdim.

Kështu, “Nesbomb.gr” shkruan sot se Shqipëria edhe pse e varfër, ka rritur shpenzimet e saj ushtarake në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Media greke shkruan se Shqipëria ka një plan ambicioz për të rritur shpenzimet dhe personelin e ushtrisë me 35% deri në vitin 2025. “Shqipëria planifikon që të shpenzojë së tepërmi për ushtrinë dhe deri në vitin 2025 trupat e saj ushtarake do të jenë rritur me 25 %”, shkruan gazeta greke duke iu referuar mediave shqiptare. Ajo nënvizon se Shqipëria kërkon që ta ndihmojë NATO-­n me të paktën 1 mijë ushtarë.

newsbombe gr

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: