Antonio Conte ishte pa diskutim blerja më e rëndësishme e De Laurentiis, mbase i vetmi trajner që mund të mbante Napolin në garë në një vit ku nuk investuan. Conte nuk është thjesht një trajner, këtë e vërtetojnë edhe shifrat pasi është trajneri me numrin më të lartë të pikëve në Serie A, gjithashtu është një trajner që i thotë gjërat troç. Deklarata e tij e fundit ka trazuar jo pak Napolin duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij:

“Këto muaj kam kuptuar se këtu në Napoli disa gjëra nuk mund t’i bësh”, u shpreh Conte.

Conte
Conte

Sipas mediave, Conte është i qartë se në Napoli nuk mund të luftosh çdo vit për trofe, nuk mund të bësh merkato të rëndësishme. “Alarmon Conte”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë, me të përditshmen italiane që shton se Conte po reflekton largimin në fund të këtij sezoni.

De Laurentiis është i vetëdijshëm se pa një projekt fitues, pa një merkato cilësore, nuk mund të mbajë më gjatë Conten në Napoli, për këtë arsye presidenti i bluve po mendon edhe për një plan B.

Sipas mediave italiane, plani B quhet Max Allegri. Ndryshe nga Conte, Allegri nuk kërkon shumë në merkato, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Manna, drejtorin sportiv më të cilin ka punuar tek Juventus, dhe mbi të gjitha është një trajneri i lirë. As paga nuk pritet të jetë një problem, është e vërtetë që Allegri është paguar shumë mirë, afro 7,5 milionë euro në sezon, por dhe Conte është aktualisht një nga trajnerët më të paguar në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: