Ka shkuar në pesë bilanci i të vdekurve pas përplasjes dje mes dy hidroplanëve në Alaskë.
Lajmin e bën me dije e përditshmja lokale Anchorage Daily Neës, që citon kompaninë e specializuar të transportit që merret me anijet kroçere turistike Princess Cruises.

Në bordin e dy mjeteve ishin 16 njerëz, 14 prej të cilëve vinin nga anija krocere Royal Princess.

Deri tani vetëm 10 persona janë shpëtuar, ka bërë me dije Roja bregdetare e Alaskës, ndërsa një pasagjer rezulton ende i zhdukur.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti mes dy avionëve, një Havilland DHC-2 Beaver me 11 persona në bord dhe de Havilland Otter DHC-3, me pesë persona në bord.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: