Aeroplanët luftarakë amerikanë interceptuan gjashtë avionë ushtarakë rusë që po hynin në zonë neutrale pranë brigjeve të Alskës, njoftuan sot forcat e armatosura amerikane, duke theksuar se avionët rusë qëndruan gjithë kohën në hapësirën ajrore ndërkombëtare.


Fillimisht u interceptuan të hënën dy avionë rusë Tu-95 nga dy avionë amerikanë F-22.


“Një grup i dytë me avionë rusë, përfshirë dy modele Tupolevs dhe dy SU-35, u interceptuan nga një tjetër dyshe avionësh F-22”, njoftoi Komanda Amerikane e Mbrojtjes Ajrore (NORAD).


Nga ana tjetër edhe Kanadaja ka identifikuar në fillim të këtij viti incidente të ngjashme me avionë ushtarakë rusë që hyjnë në zona neutrale.

NORAD është një komandë ushtarake e përbashkët mes SHBA-së dhe Kanadasë.(Atsh)