Alban Bushi bëri me dije vetëm pak minuta më parë lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj Zvicrës U-21, e vlefshme për për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Në këtë listë nuk është pjesë mesfushori i Leçes, Medon Berisha, në këtë mënyrë bëhet e sigurtë thuajse pjesëmarrja e tij në Kombëtaren A të Sylvinhos, për 2 sfidat e Shtatorit, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kështu që Berisha tashmë është nën urdhërat e trajnerit Silvinjo. Rikujtojmë që ai ishte pjesë e grupit në Europianin e Gjermanisë duke marrë edhe disa minuta në ndeshjen kundër Spanjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: