Në emisionin Me zemër të hapur në News 24, ka folur edhe gruaja e Alban Mansakut. Ky i fundit akuzohet se tërhoqi zvarrë nënën e tij Razijen në Zall Dajt.

Gruaja e Albanit, Blerta tha se ka ikur nga Shqipëria bashkë me fëmijët për një jetë më të mirë. Blerta shtoi se janë shokuar nga pamjet, që janë filmuar nga kamerat e komshiut. Sipas saj, edhe fëmijët nuk janë mirë psikologjikisht nga pamjet e transmetuara dhe komentet.

Gruaja e Alban Mansakut, Blerta: Albani konsumonte alkool, por nuk ishte kaq shumë problematik. Kemi pasur lokal. Kam ikur për jetë më të mirë. Nuk kam folur me Albanin që kur ai është arrestuar. Jam shkatërruar nga pamjet e transmetuara. Fëmijët kanë përjetuar keq pamjet dhe komentet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb