Këngëtari Alban Skënderaj ka vënë në pah çmimin e lartë të naftës në Shqipëri në raport me vendet tjera të rajonit, madje edhe me vendet e pasura të Bashkimit Evropian. Në një status në Facebook Alban Skenderaj thotë se nafta është më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Maqedoni që është në kufi.

”Dalim pak jashte muzikes me kete status se jeta edhe nga ne artistet kerkon vemendje e dedikim ne tema te tjera te rendesishme.
Para disa ditesh mu desh te isha brenda tre ditesh ne 3 shtete dhe nje miku im me sy shume te prehte me beri te vezhgoj disa dallime shume te perditshme por domethenese dhe jetike! Vetem ne pak kilometra distance nga Shqiperia ne Maqedoni nafta gati e pergjysmuar ne cmim!!?? Sh 169 leke, Mq (rreth 103 leke). Tani, mire qe jemi kaq shume me te pasur se Meqedonia por qe ia kalonim dhe Gjermanise kete s’e dija! Shq 169 leke – Gjr (rreth 133 leke)! Si ka mundesi? Ka ndonje qe e shpjegon kete?”- ka shkruar Alban Skënderaj në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: