PRISHTINE


Miriami dhe Albani zgjodhën që ta thonë publikisht nga Prishtina lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen sërish prindër. Nga salla e madhe e “1 Tetorit” në Prishtinë, Albani dhe Miriami kishin menduar që t’i surprizonin fansat edhe me një lajm tjetër të bukur. Amelinë, shumë shpejt do ta bëjnë me motër ose vëlla.


Miriami dhe Albani janë çifti i surprizave dhe këtë e kanë treguar disa herë. Kështu ndodhi me shtatzëninë e parë, kështu ndodhi edhe me ceremoninë e martesës dhe njëlloj edhe për lajmin që këngëtarja e njohur dha dje në Prishtinë.


Në një video që ka nisur të shpërndahet me shpejtësi në rrjet, këngëtarja sapo ka dhënë lajmin dhe publiku ka shpërthyer në brohorima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb