TIRANE – Këngëtari Alban Skënderaj do të hapë koncertin e Jessie J, që do të organizohet këtë të premte në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Do të kem kënaqësinë e veçantë të hap koncertin e Jessie J në natën e bardhë, më 29 Nëntor, Sheshi ‘Nënë Tereza’, ora 19:00. Eja edhe Ti! NGRIJE LART EMRIN TEND! #FeelingAlbanian #70VjetoriClirimit #NataBardhë”- shkruan Albani në profilin e tij.
Këngëtarja me famë botërore, Jessie J, do të këndojë para publikut shqiptar më 29 nëntor, një koncert që organizohet në kuadër të festave kombëtare.
(er.nu/BalkanWeb)