TIRANE

Alban Skënderaj, Capital T dhe Ylli Limani janë duke punuar për një këngë të re?! Dyshimet lindën pasi Capital T ditën e djeshme postoi një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqej me Albanin dhe me Yllin.

Albani Yll I
Albani Yll I

Në përshkrimin e fotos, ai kishte shkruar vetëm disa nota muzikore dhe kjo bëri që të gjithë të mendojnë se mes tyre së shpejti do të ketë një bashkëpunim. Sigurisht që një ide e tillë është mbështetur nga fansat e të treve, ndërsa ne mezi po presim të shohim nëse do të realizohet.

Kujtojmë që më parë Capital T dhe Ylli Limanin kanë bashkëpunuar së bashku duke sjellë dy hite tepër të suksesshme “Një ëndërr” dhe “Unë”. Si thoni sikur çunat të bashkohen dhe të vijnë me një këngë të tre së bashku?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb