KAVAJE

Deputetja  e PD-së, Albana Vokshi ka organizuar një  takimin me gratë dhe vajzat e Kavajës. Teksa komentoi abuzimin e 13-vjeçares, Albana Vokshi argumentoi se të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i sherbejnë partisë më pushtet.


“Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk është në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegjia për kujdesin ndaj fëmijëve.  Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët. Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit! Vokshi ftoi edhe nënat e Kavajës në  protestën e opozitës më 16 shkurt. Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve”,  tha Vokshi.


16 Shkurtin Albana Vokshi e sheh edhe si kushtrimin e nënave për të protestuar kundër largimit të detyruar të fëmijëve në emigracion.

“Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre” tha Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: