Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi përmes një statusi në “Facebook” deklaron se sot liria e medias në vend është në një nivel alarmant.


Vokshi shprehet se liria e medias në Shqipëri vjen vetëm përmes largimit të Edi Ramës.


Statusi i Albana Vokshit:


Para disa ditësh, Reporterët pa Kufinj deklaruan që:

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018”. “#Gazetarët që janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit”. Raporti bën fajtor Kryeimistrin @Rama i cili përdor gjuhë agresive ndaj gazetarëve duke i quajtur “kazan dhe fabrika lajmesh të rreme”.

Mbrëmë, Organizata më e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve – CPJ Europe and Central Asia / Committee to Protect Journalists”, publikoi një sërë statusesh në rrjetin social Tëitter, ku shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të medias dhe terrenin e rrezzikshëm ku punojnë gazetarët në Shqipëri.

“Vetëm në 18 muajt e fundit, #gazetarët janë qëlluar me plumba në shtëpitë e tyre, janë kërcënuara më armë zjarri, ndaj tyre është përdorur gaz në rrugë, janë kërcënuar me jetë edhe live në televizione, ju është revokuar leja e qëndrimit, janë targëtuar në fushata përbaltjeje si dhe janë paditur.” “Të panumërta janë rastet e gazetarëve shqiptarë të ngacmuar, që kanë humbur vendet e punës ose janë kërcënuar me pushim nga puna dhe shumica e atyre që bëjnë raportime të pavarura, nuk përdorin emrat e vërtetë nga frika e përndjekjes.”

“#Shqipëria cdo ditë e më shumë po bëhet një vend i rrezikshëm për punonjësit e medias – raporton Exit.al. #LiriaEMEdias

https://twitter.com/CPJ_Eurasia/status/1121088921126035456

Nën regjimin e Edi Ramës, nuk ka siguri për gazetarët e nuk ka media të lirë. Clirimi i medias në Shqipëri, vetëm me largimin e Edi Ramës.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb