TIRANE – Personazhet e njohur në botë ndahen në dy kategori të mëdha sa u përket dasmave: ata që ndajnë çdo detaj të ceremonisë me të gjithë dhe ata që ndërtojnë një “kafaz” rreth vetes pa lënë asnjë hapësirë për kureshtarët.
miriam
Albani dhe Miriami, si natyra, janë në grupin e dytë, por presioni i realitetit është kaq i madh saqë është e kuptueshme për ta të mos e gjejnë ende veten.
Por dasmë do të ketë. Kjo është e sigurt. Ka disa vite që është në plan dasma dhe pas 11-vjetësh dashuri, ata kthejnë të njëjtën përgjigje: “Besojmë se po…”


Këtë përgjigje ktheu sonte sërish Miriami pas pyetjes së fëmijëve të Piter Panit: “A do të bëni dasmë ju?” “Besoj se po, do të bëjmë dasmë. Ne kemi 11 vite bashkë dhe kemi disa vite që e themi këtë përgjigje.
Untitled-3
Pastaj lindëm, pastaj themi kur të rritet dhe pak Ameli. Një ditë do të ndodhi, kjo është e sigurt.”- pranoi këngëtarja dhe pas kësaj, u detyrua të shpjegojë edhe qëndrimin e saj dhe të Albanit për ceremoninë e martesës:


“Ne jemi tipa të rezervuar, duam që gjithçka të jetë intime, vetëm familjet tona, por për këtë jemi në “luftë” me ralittetin” – tha këngëtarja, por me bindje konfirmoi që dasma do të vijë.
(BalkanWeb)


Etiketa: