TIRANE – Ardhja në jetë e një fëmije është gjithmonë një lumturi për prindërit i çfarë gjinie qoftë ai. Kështu është dhe për çiftin e famshëm Miriam Canid he Alban Skënderaj.

I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Alban Skënderaj ka rrëfyer se kur mori vesh që Miriami ishte shtatzënë kishte dëshirë që të ishte djalë.

“Në fillim e kisha këtë…çun. Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs në futboll. Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati”,-është shprehur Albani.

Kantautori ka vijuar më tej duke treguar se ai me Miriamin shpesh herë debatojnë me njëri-tjetrin, për shkak të vajzës.

“Sa të duash! Është normale. Kur vjen në jetë një fëmijë, qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë jam në minorancë dhe duhet ta mbyll pak gojën…”-ka rrëfyer artisti i njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: