Teksa në jug është shpallur gjendja emergjente për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve, anëtarët e Albania Rafting Group kanë vendosur ta shijojnë këtë vërshim të tërbuar.

Ata kanë postuar këto foto, ku shihen duke bërë rafting në mes të lumenjëve të fryrë dhe shumë të rrëmbyeshëm, si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit.

Fotot duket se janë bërë në lumin Osum, në Berat ku gendja paraqitet e vështirë nga përmbytjet.

Të apasionuarit pas këtij sporti i kanë shoqëruar fotot me mbishkrimin “Mënyra jonë për të filluar me rafting 2015″. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb