SHBA- Albert Stanaj, 20-vjaçari nga Shqipëria, por që jeton në Nju Jork është duke punuar me Chris Brown. Stanaj ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke kënduar me Chris Brown në shtëpinë e Drake dhe në krah të producentit Jay-Z, kompania e të cilit ka në menaxhim këngëtarë si Rita Ora, Rihanna, Kanye West e shumë yje të tjera të muzikës.
Krahas fotos së publikuar Stanaj shkruan “2015, vetëm jini gati”. Duket që 20-vjeçari i talentuar në muzikë po punon për t’u shfaqur përpara publikut ndoshta me një këngë të re.
Albert Stanaj ka kënduar disa këngë të njohura dhe performancat e tij i ka publikuar në Youtube, Vine, Instagram. Grupet e produksionit The Stereotypes dhe Da Internz, me të cilët po punon Stanaj aktualisht, kanë punuar edhe me yje si Rihanna, Big Sean, Justin Bieber, Chris Brown etj. kështu që kjo, mund të jetë një mundësi e artë për 20-vjeçarin
Kim Kardashian duket që është mbështetëse e 20-vjeçarit shqiptar pasi ajo ka postuar videon e Stanaj duke kënduar “Only One” të Kanye West në Twitter.
Albert Stanaj jeton në Nju Jork. Është diplomuar në shkollën e mesme Archbishop Stepinac në të cilën ka fituar bursë falë talentit të tij në teatër. Është shfaqur edhe në “Dancing With the Stars” në rolin e këngëtarit pak kohë më parë. Gjatë një interviste për Creative Recreations, Stanaj ka folur për idhujt e tij në muzikë si: Michael Jackson, Maxwell dhe Whitney Houston.
(a.h/BalkanWeb)