KOSOVË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për të komunikuar me qytetarët, ndërsa ka treguar mënyrën se si do të funksionojë qeveria nëse ai do zgjidhet në krye të saj.


Ai tha se datat e mundshme të zgjedhjeve tashmë janë 29 shtatori ose 6 tetori, por cilado të caktohet, Kurti deklaroi se subjekti që drejton është gati për zgjedhjet e ardhshme.  Sipas Kurtit, Kosovës nuk i duhet një numër i madh ministrish siç edhe i ka aktualisht, por shtoi se kjo duhet parë me prioritet të madh.


“Ndër vendimet e para do të jenë zvogëlimi i qeverisë, të mos kemi më 21 ministri me 80 zëvendësministra, por 12 ministri me nga një zëvendësministër për ministri. Në të njëjtën kohë është e domosdoshme që të dërgojmë sinjalin për luftim të korrupsionit e krimit se shteti është deligjitimuar me skandale qeveritare”, tha Kurti.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb