Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka kërcënuar oligarkët e Kosovës, të cilët kanë të gjithë pushtetin ekonomik madje dhe me emra. Ai ka përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.


Një prej mënyrave që përmendi Kurti në një emision televiziv ishte edhe praktika gjermane e këtyre rasteve. Ai tha se “në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një decade, i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurimi. Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne”. Kryeministri i zgjedhur bëri publike edhe një shifër, teksa tha se një e treta e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit.


“Për pjesën e pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një koorporatë në Kosovë, kjo është ‘Devolli’. Kjo koorporatë thuhet se është e rëndë gjysmë milardi euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës” – deklaroi Kurti.


Madje, pohoi se midis depove të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. “A e dini që kur një bashkëatdhetarit tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta. Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”, tha Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: