I cilësuar si politikani më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se nuk është një lider autoritar. I pyetur nga gazetari Sokol Balla për faktin nëse kishte drejtuar me dorë të hekurt brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti mohoi këtë fakt, ndërsa tha se nervat i kishte çelik.

“S’kam përdorur dhe s’kam pasur dorë të fortë. Kam pasur dhe do të kem vullnet të fortë. Kam vullnetin e hekurt. Nervat i kam të çelikta. (qesh) Ashtu ishte. Kishte dalje nga lëvizja jonë (largimet nga VV). Insistova që të qëndronin në lëvizje. Por s’ka përjashtime nga VV. Ne nuk mbajmë me zor askënd. Kam vullnet të hekurt”, tha Kurti.

Teksa u ndal tek “Shengeni Ballkanik” Kurti pohoi se nëse do të marrë ftesë si kryeministër i Kosovës do të jetë i pranishëm të takim. Por nga ana tjetër theksoi se nuk duhet të lejohet që të jetësohen planet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Në të gjitha këto takime rajonale do të marr pjesë. E kuptoj frustrimin e Shqipërisë për vonesat për BE. Fakti që të bëhet padrejtësi, jo çdo metodë është e suksesshme. Ndoshta ka sukses mini-shengeni. Theksi im si qytetar i Kosovës, është se nuk duhet lejuar Vuçiç që të bëjë planet e veta”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: