TIRANË

Me sa duket interesi i shqiptarëve për kryeministrin e zgjedhur të Kosovës është më i madh se ai për kryeministrin Edi Rama, të paktën shifrat në rrjetet sociale e tregojnë këtë.

Ndërkohë që Albin Kurti ishte në “Real Story” në News24, ai ndiqej ‘live’ në Facebook nga mbi 3 mijë njerëz, në disa raste dhe mbi 4 mijë, ndërsa kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel” pak më shumë se 2 mijë. Kryeministri Edi Rama foli për negociatat, atë çfarë pritet të ndodhë nesër në Bruksel por edhe për ato që priten të ndodhin në Shqipëri.

Ndërkohë Kurti foli për objektivat e tij, idenë e bashkimit Kosovë-Shqipëri, marrëdhëniet me serbët dhe qeverinë me LDK.

Këto janë momentet kur janë parë të dy intervistat në kohë reale nëpërmjet “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb