TIRANË

Kreu i Vetëvendosjes, kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti ka qenë sot i ftuar i Sokol Ballës në Real Story në News24 duke folur për një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet Kosova por edhe politikën dhe objektivat që do të ndjekë me qeverinë që do të ngrejë me LDK.


Kurti pranoi parregullsitë në zgjedhje në vendbanimet me shumicë serbe. Ai tha se nuk ka probleme me Listën Serbe por se nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.


“Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbëve për të votuar ‘Listën Serbe’ ka qenë e tmerrshme. Me Listën Serbe nuk kam probleme se nuk është parti. Është instrument i shtetit mbi të cilën Beogradi ushtron trysni që ta përcjellin tek serbët. Qeveria duhet ta adresojë numrin e madh të parregullsive e shkeljeve tek komunat serbe.
Bashkë me LDK do kemi mbi 61 deputetë që është shumica. Do bëjmë një qeveri me të cilën nuk do jenë në koalicion qeverisës. Nga Lista Serbe është e paevitueshme një nënkryetar kuvendi. Duhet një serb por jo nga lista serbe në qeveri. Unë kam shpresa që do të mund të fitojmë në fund një deputet që nuk është i Listës Serbe. Nuk e filloj duke vrapuar pas Listës Serbe”, deklaroi Albin Kurti.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb