KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i dhënë ultimatum qeverisë kosovare për të shkarkuar ministrin serb Aleksandar Jabllanoviç deri të hënën pasdite, pasi në të kundërt të martën do të përballet sërish me protesta.

“Populli është çuditur me Mustafën që nuk po e shkarkon Jabllanoviqin. Nëse nuk e shkarkon Jabllanoviçin ne kërkojmë dorëheqjen e Isa Mustafës”, tha Kurti

Ai e dha ultimatumin për qeverinë në përfundim të fjalimit të tij para qindra mijëra protestuesve të cilët u mblodhën në Prishtinë për të protestuar kundër Jabllanoviç.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e ministrit serb duke i’u drejtuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustava “se nëse nuk e shkarkon Jabllanoviçin atëherë pas tij duhet të shkoj edhe ai”.

“Një qeveri që nuk i ka punët mirë me minatorët e studentët është e dështuar, si Qeveria, Mustafa, Thaçi e të tjerë”, u shpreh Kurti.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb