Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përcjellë urimet kryepeshkopit të ri Joan Pelushi, duke i uruar suksese në detyrën e re.
Në rrjetin social facebook, Kurti shkruan se “Gëzohemi bashkë me besimtarët ortodoksë shqiptarë për zgjedhjen e Joanit, kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas kryepeshkopit tashmë të ndjerë Anastasit (Janullatos).
“Fortlumturia e Tij, Joani (Pelushi) ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare. Dëshirojmë që ai të ketë sukses në detyrat e reja, në mbrothësimin e kishës, përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve. I urojmë bashkëkombasit tonë, Kryepeshkopit Joan një punë të mbarë në këtë pozitë të rëndësishme për ortodoksët, por edhe për mbarë shoqërinë e kombin tonë”, shkruan kryeministri Albin Kurti.
(Balkan Web)