TIRANE

Albina Drazhdi është sportistja që ka thyer çdo tabu me këmbënguljen e saj në sportin e mundjes ku dhe ka arritur të triumfoj me disa medalje.

E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo tregoi rrugëtimin e saj në këtë sport.

“Mundjen e kam filluar në universitet shumë rastësisht, më pëlqen pasi është sport force por më tepër më pëlqen pasi të jep vetëbesim. E kam si sfidë me veten time ndaj mendova ta arrij. Që në ndeshjen e parë që bëra u shpalla kampione dhe kjo më bëri të vazhdoj më shumë. E Më pas vazhdova me kampionate jashtë Shqipërisë” – tha Drazhdi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb