Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, në një intervistë për rubrikën Opinion në News 24 tha se reformat e Partisë Socialiste kanë sjellë zhvillimin e vendit.

Dalipi tha se skuadra e PS-së është gati dhe se do të fitojë zgjedhjet e 2025. Sipas tij, PS di të udhëheqë dhe të vlerësojë siç duhet votuesit.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi: Reformat e PS kanë sjellë zhvillimin e vendit. U zhvillua procesi i rienergjizimit në Partinë Socialiste. PS do të fitojë bindshëm zgjedhjet. Qarku i Tiranës u la në dorën e tre përfaqësuesve të lartë politikë. Ne nuk kemi frikë. Skuadra e PS, “Për Shqipërinë 2030” ka një ambicie shumë të madhe. Ne i marrim seriozisht zgjedhjet, punojmë fort në të gjitha qarqet e vendit. Synimi ynë është që të fitojmë zgjedhjet.

Skuadra e Tiranës dhe e Shqipërisë janë gati. Kanë nisur takimet, janë prezantuar drejtuesit e rinj politikë. Drejtuesit politikë në qarqe kanë nisur punën. Unë drejtoj skuadrën e njësisë numër 7 në kryeqytet. Tirana flet vetë, ka rritje të jashtëzakonshme të turistëve, kemi studentë të huaj. Politika nuk mund të bashkëjetojë me korrupsionin. PS di të udhëheqë dhe di të vlerësojë votuesit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: