Një tjetër aleancë mes grupeve kriminale për eliminimin e kundërshtarëve, sipas detajeve të zbuluara pas operacionit të fundit me urdhër të SPAK, ishte ajo mes grupeve të Rrëshenit me “Mirin e Pojës’ dhe ‘Manecin’.
SPAK thotë se Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar me snajper në mes të Rreshënit, pajtoi Fatmir Troplinin i njohur si “Miri i Pojës” dhe Arben Mërkuri i njohur si “Maneci”, ky i fundit i ekzekutuar disa kohë më parë, për të vrarë Preng Gjinin.
Atij iu vendos eksploziv, një ngjarje që tronditi Tiranën, në shtator të 2020 por mundi t’i mbijetonte.
Pjesë e grupit të Edison Reçit ishte dhe Klodian Shahini që atë kohë ishte me detyrë Shef i Seksionit kundër drogës në policinë e Lezhës. Ai e informonte Reçin për çdo lëvizje të Preng Gjinit.