Aleanca për mbrojtjen e Teatrit i është bashkuar protestës së opozitës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Mario Merhori, grupi i Aleancës po marshon në Bulevard, ku më pas do të stacionohen para Kryeministrisë. Ata mbajnë para një pankartë ku shkruhet “Teatri si ishte, ku ishte”.