Sot, në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Teatrin ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin.
Regjisori Edmond Budina, duke folur për mediat ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar.
Sipas tij, qeveria as që ka kujdes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.
Edmond Budina: Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit. Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën.
(Balkanweb)