Aleanca Renault-Nissan dhe kompania Microsoft firmosën sot një marrëveshje partneriteti botëror shumëvjeçar për të zhvilluar teknologjitë e së nesërmes që do të zhvillojnë eksperiencat e pilotimit të veturave të lidhura nëpërmjet internetit.

Dy grupet do të bashkëpunojnë në zhvillimin e shërbimeve të ardhshme të lidhjes për veturat duke përmirësuar eksperiencën e klientëve falë navigimit të përparuar, parashikimit për mirëmbajtjen dhe shërbime të ndryshme në lidhje me makinën, kontrollimin në distancë të funksioneve të veturës dhe njoftime në kohë reale.

“Vetura po bëhet një hapësirë gjithnjë e më e lidhur, inteligjente dhe personale”, shpjegon Ogi Redzic, zëvendëspresidenti i Aleancës, përgjegjës i veturave të lidhura dhe shërbimeve të lëvizshmërisë.

“Ky partneritet me Microsoft na mundëson të përshpejtojmë zhvillimin e teknologjive kryesore të domosdoshme për realizimin e produkteve që kërkojnë klientët tanë si dhe krijimin e të rinjve, të pazakontë, që as nuk imagjinohen. Ambicia ynë është të bëhemi furnitori i lëvizjes së lidhur për të gjithë, me një platformë të vetme botërore”, thekson Redzic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb