Aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar sot një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim që të nisë procedurat për 13 tetorin e datën e dekretuar nga Presidenti i vendit, Ilir Meta për zgjedhjet lokale.
Letra mban vulën e LSI-së, Partisë Republikane dhe PAA. Këto parti argumentojnë se nuk e njohin 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, pavarësisht se ato u zhvilluan në 61 bashkitë e vendit. Ato thonë se njohin dekretin e Presidentit dhe bazuar në të kërkojnë nisjen e procedurave.
LETRA E PLOTE
Tiranë, më 02.08.2019
Kërkesë: Përfillimin e procedurave për zgjedhjet përorganet e qeverisjes vendoretë datës 13.10.2019.
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.
Baza ligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë
Të nderuar anëtarë të KQZ,
Duke rezultuar tashmë qartë se,
Data 30 qershor 2019 nukkonsiderohetdatëligjorezgjedhjeshpërorganet e qeverisjesvendorepasiPresidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Misioni i ODIHR, nëraportin e gjetjeveparaprakekakonstatuar se “Zgjedhjetvendoretë 30 qershorit u mbajtën pa e marrëshumënëkonsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënëedhemëkompleksepërshkaktëmungesëssënjëGjykateKushtetuesedhenjëGjykatetëLartëfunksionale, ku e paraështë i vetmi organ i mandatuarpërtëvendosurnëlidhje me kushtetueshmërinë e dekretevetëPresidentit.”
Dhe duke mbajtur në konsideratë se, Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,
– se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.
Duke jufalenderuarparaprakishtpërbashkëpunimin,
Subjektet: Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH) Fatmir Mediu (Kryetar), Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) Agron Duka (Kryetar), Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Endrit Braimllari (Sekretari i Përgjithshëm)
(m.a/BalkanWeb)