TIRANË

Aleatët e Partisë Demokratike nga protesta tek Drejtoria e Policisë në Tiranë komentuan veprimet e Policisë së Shtetit,  e cila ka arrestuar deri tani 50 qytetarë dhe 40 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Të gjithë njëzëri u shprehën se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit, pasi sipas tyre, ky veprim është kushti i parë për vendosjen e qetësisë.

“Populli nuk do të ulë kokën si dele”tha Mediu.

Kreu i LZHK-së tha se Edi Rama duhet të veprojë me arsye përballë gjendjes ku ndodhet vendi.

“Nuk është se do të vazhdoj kështu, por do të jetë në ngritje. Këto njerëz, që nuk dëgjojnë vetëm e trashin zullumin dhe kur ndodh kështu, kjo këputet. Urojmë që Ramës t’i vijë arsyeja. E duhura do të jetë që të mos hapet asnjë dyqan dhe të mbushet deri tek unaza, por këtë ende nuk e kemi arritur”-tha Dash Shehi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: