TIRANË- Pas thirrjes për tërheqje nga gara të disa prej përfaqësuesve të partive të vogla ndaj aleatëve historikë të PS-së, si Paskal Milo e Skënder Gjinushi kanë ardhur dhe dy reagimet e para negative. Përveç kreut të PDS-së Paskal Milo edhe kreu i PSD-së ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara.

Në një reagim dhënë gazetares Marsela Karapanço për “BalkanWeb”, Skënder Gjinushi deklaroi se afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. Ai ka thënë po ashtu se PS nuk i merr dot 70 mandate, duhet patjetër një aleat, duke bërë edhe një batutë për ata që nuk do jenë në zgjedhje.

“Afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. Ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet. “Manarët le të tërhiqen, deshët do të jenë në fushatë. PS nuk i merr dot 70 mandate, duhet patjetër një aleat”, tha Gjinushi për “BalkanWeb”.

Petro Koçi i PSV ‘91 i bëri thirrje sot partive të majta që janë regjistruar tashmë në KQZ për zgjedhjet e qershorit të tërhiqen nga gara dhe të kërkojnë vota për PS-në. Sipas tij votat për to dëmtojnë fitoren e PS-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: