VLORË

Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleati i kryedemokratit Basha tashmë ka hedhur hapin e parë për të marrë mandatin e deputetit për qytetin e Vlorës.

Adriatikalimadhi
Adriatikalimadhi

Kuvendi i Republikës në këto momente numëron 96 deputetë, ndërsa nga ‘opozita e re’ aktualisht numërohen 14 deputetë, të cilët pasi dorëzuan formularin e dekriminalizimit, u betuan në Kuvend për të vijuar jetën parlamentare. Alimadhi pas verifikimeve të kryera do të betohet si deputet për qarkun e Vlorës duke shtuar numrin e ligjvënësve në 97 gjithsej.

Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e LSI:
Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani

Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e PD:
Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamleo, Lefter Maliqi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: