DURRES

Aleati i kryeopozitarit Lulzim Basha, Agron Duka ka denoncuar sot publikisht dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj një 12 vjeçari.

Ngjarja në fjalë sipas Dukës ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Durrës. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Duka thekson se djali, imazhi i të cili duket në foto, (me bluzën e grisur), është dhunuar nga administratori i njësisë vendore Katund i Ri vetëm se bëri thirrjen ‘Rama ik’.

“Faji i këtij vogëlushi ishte thirrja ‘Rama ik’, për këtë arsye ai u dhunua nga administratori i njësisë vendore Katund i Ri. Nervozimi i administratorit nuk buron thjeshte nga rebelimi i 12 vjeçarit, por edhe nga fakti se në këtë njësi administrative nga rreth 11.800 votues, deri në orën 13:00, vetëm 450 persona kanë marrë pjesë në këtë farsë. Megjithatë, opozita po monitoron procesin në çdo qendër votimi dhe nuk do të lejojë që frustrimi dhe frika nga kutitë bosh të kthehet në dhunë ndaj qytetarëve. Kjo marrëzi në të cilën vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë certifikojnë, po rrefuzohet me neveri nga shqiptarët!”, thuhet në reagimin e Dukës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: