“Bjellorusia do të jetë me Rusinë në të gjitha vështirësitë e saj”, kështu është shprehur presidenti i bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Në një takim të zhvilluar me ambasadorin e Pakistanit në Bjellorusi, Sajad Haider Khan, Lukashenko ritheksoi se Rusia është aleati i saj më i besueshëm.
Ndër të tjera shtoi se së bashku me Rusinë do të jenë në çdo situatë, duke shtuar gjithashtu se Minsku është për një zgjidhje paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
(BalkanWeb)