Alec Baldwin ka ngritur një padi civile duke pretenduar ndjekje penale dhe shkelje të të drejtave civile për vrasjen fatale të një drejtori fotografie në xhirimet e filmit Rust.
Padia u ngrit të enjten, 9 janar, në Gjykatën e Qarkut të shtetit në Santa Fe, ku një gjykatës në korrik hodhi poshtë një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër Baldwin në vdekjen e Halina Hutchins.
Baldwin gjithashtu pretendon shpifje në padinë e tij, duke pretenduar se prokurorët dhe hetuesit prishën qëllimisht provat gjatë çështjes.
Alec Baldwin Files Civil Rights Lawsuit Against Santa Fe Officials Over ‘Rust’ Prosecution https://t.co/rhK7RZv1cd
— Variety (@Variety) January 10, 2025
Të pandehurit e përmendur në padi përfshijnë prokuroren speciale Carrie Morrissey dhe prokuroren e qarkut Sante Fe, Mary Carmack-Altwiss, si dhe tre hetues nga zyra e sherifit të qarkut dhe bordi i komisionerëve të qarkut.
“Të pandehurit kërkuan në çdo rast që ta bënin Baldwin një kok turku për veprimet dhe mosveprimet e të tjerëve, pavarësisht nga provat”, thuhet në padi. Ai gjithashtu argumenton se prokurorët dhe hetuesit kishin në shënjestër Baldwin për përfitime profesionale ose politike.
Hutchins vdiq nga një plagë me armë zjarri gjatë provave për filmin “Rust” në tetor 2021 në një fermë ku filmi po xhirohej jashtë Santa Fe, New Mexico.
Alec Baldwin sues for malicious prosecution after judge dismissed case of fatal ‘Rust’ set shooting https://t.co/AVoSoXZ2YO pic.twitter.com/a2ARb4Bbp9
— Page Six (@PageSix) January 10, 2025
Baldwin, ylli dhe bashkëprodhuesi, po i drejtonte armën Hutchins kur ajo u shkrep, duke e vrarë atë dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Aktori ka deklaruar se ka tërhequr levën, por jo këmbëzën dhe revolveri ka qëlluar.
Në gjyqin ndaj Baldwin, u zbulua se municionet u sollën në Zyrën e Sherifit të Qarkut Sante Fe në mars nga një njeri që tha se mund të lidhej me vrasjen e Hutchins. Prokurorët thanë se e konsideronin municionin të parëndësishëm, ndërsa avokatët e Baldwin thonë se hetuesit “varrosën” provat në një dosje të veçantë të çështjes, duke kërkuar shkarkimin e tyre.
Morrissey tha se mësoi më shumë se një vit më parë se Baldwin po shqyrtonte një padi.
Prokurori i përgjithshëm i shtetit nuk pranoi të apelojë shkarkimin e prokurorëve, duke i dhënë fund çështjes në dhjetor.
Armëpunuesja e filmit, Hannah Guturiez-Reid, u dënua për vrasje nga pakujdesia vitin e kaluar pas një gjyqi. Ajo është duke vuajtur dënimin maksimal prej 1.5 vjet në një IEVP shtetëror.
Padia e Baldwin është gjithashtu kundër prokurorit special që fillimisht mbikëqyri hetimin, ndërsa kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar ndëshkimore, tarifa avokatore dhe interesa.
Prindërit dhe motra e vogël e Hutchins kanë paditur Baldwin dhe producentë të tjerë të “Rust” në gjykatën e shtetit të Nju Meksikos. Padia nga burri dhe djali i Hutchins përfundoi me zgjidhje.