Juventusi synon të përmbysë humbjen e pësuar në Madrid nga Atletiko dhe të vijojë më tej rrugën në Champions League.

Kjo është ajo që nënvizon dhe trajneri Masimiliano Alegri, që beson te një 90 minutësh special. “Nesër kemi mundësinë të përmbysim rezultatin dhe duhet të jemi të aftë të kuptojmë momentet e ndeshjes. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe duhet të jetë një mbrëmje e madhe.”

Por si mund të kualifikohet Juventusi kur ndeshjen e parë e ka humbur me shifrat 2-0? Maks Alegri ka recetën. “Duhet të japim diçka më shumë, ta lemë mënjanë anën emocionale dhe të mos ngrijmë në momentet e vështira. Të japim 100% që në fund të ndeshjes të dalim pa asnjë pendesë. Nuk është ‘Ndeshja e Vitit’ sepse nëse kualifikohemi do të kemi akoma raunde të tjera për të luajtur.”

Dilema për formacionin ka pasi Alegri deklaron se ende nuk e ka ndarë mendjen se kush do ta nisë nga minuta e parë. “Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë nesër. Spinacola nuk ka luajtur shumë, por nesër mund të jetë titullar, për Dibalan nuk e di.”

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: