Kokën e rruajtur, sikur kërkon të japë sinjalin se është gati ta nisë nga e para. Masimiloano Alegri është qethur zero për konferencën e shtypit më të shkurtët të vitit. Më pas jep formacionin, Ronaldo jashtë, sikuncër edhe Shezni. Pjaniç do të jetë në stol, sikundër dhe Bonuçi e Kanselo.

“Mos më bëni pyetje, mjafton një gotë verë për t’u përshëndetur. Nesër do të luajë Pinsoljo, Kaseres, Rugani, Kielini, De Shiljo, Kuadrado, Emre Çan, Bentakur, Mateus, Dibala dhe Kis. Shezni është i dëmtuar. Ronaldon e kam lënë pushim për kombëtaren. Duhet ta mbyllim në mënurën më të mirë të mundshme, pastaj mund të shkojmë në plazh dhe të bëjmë pak banjo dielli,” përfundoi Alegri që hapi shampanjën e lamtumirës në sallën e konferencave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb