Shembja morale dhe ekonomike që ka pësuar Juventusi pas disfatës ndaj Atletiko Madridit, ka bërë që drejtuesit bardhezinj të mendojnë për opsione të tjera për të ringritur klubin.

Humbja 2-0 në “Vanda Metropolitan” ka tronditur thellësisht pozitat e Alegrit, me trajnerin që është në skadencë kontrate në fund të këtij edicioni, madje flitet se në rast eliminimi (që është shumë i mundshëm), trajneri nga Livorno të shkarkohet.

Në ikën Alegri, emrat e mundshëm për ta zëvendësuar janë dy. Zinedin Zidan dhe Pep Guardiola. Zidan është aktualisht i pa impenjuar dhe mund ta merrte klubin që në këtë moment, por do të kërkonte investime në merkato me Marcelon dhe Izkon në krye të listës.

Më i vështirë duket Guradiola, por nëse ajo që shkruajnë mediat angleze për një divorc të katalanasit me Mançester Sitin është e vërtetë atëherë Juventusi mund të hidhet në sulm për trajnerin ndoshta më të mirin në qarkullim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: