Masimiliano Alegri u shpreh i kënaqur me performancën e lojtarët të tij dhe me triumfin që i çoi bardhezinjtë në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

“Djemtë bënë një performancë fantastike. Kishin teknikë, precizion, atë që kishim planifikuar edhe në ndeshjen e parë. Të gjithë e kishin pritur kaq shumë këtë ndeshje. I thashë të ruajnë qetësinë dhe balancën në fushë, përndryshe do ishim në rrezik të madh.

Italiani ka komentuar edhe paraqitjet e disa prej lojtarëve të tij ndër të cilët veçoi Spinacolan dhe Bernardeski.

“Spinacola bëri një ndeshje të shkëlqyer në të majtë, Bernardeski gjithashtu u tregua mjaft i mirë. Është një hap para për të dhe jam i ndërgjegjshëm se sa i mirë është. E doja këtë paraqitje edhe në takimin e parë ”, u shpreh Alegri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb