Gazetari Aleksandër Çipa, drejtor i Përgjithshëm i News24, në rubrikën “Opinion” tha se Ismail Kadare është ndër të paktat figura kombëtare që unifikon, fatkeqësisht me vdekjen e tij, figurat më të rëndësishme që ka hapësira shqiptare.

Çipa tha se nuk ka fjalën për protagonistët e jetës politike në Shqipërinë londineze, siç rëndom e quan një pjesë tjetër e kombit, por e kam fjalën për të dy republikat shqiptare, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, gjithashtu Maqedonia e Veriut u përfaqësua.

“Ismail Kadare është një autoritet i Botës shqiptare, dhe duke qenë si i tillë, ai pashmangshmërisht, nuk mund të mos e mishëronte edhe me aktin epilogues të jetës së tij, aktin unifikuestë botës shqiptare. Rrallë ndodh që figura të tilla e bëjnë një gjë të tillë”, tha Çipa.

Ai tha se Ismail Kadare ishte një figurë që investimin më të rëndësishëm e pati me konstitucionin tonë.

Duke komentuar fjalimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama, Çipa tha se nuk e konsideronte ndër fjalimet më të mira të Kreut të Qeverisë, përsa i takon kumtit të fjalës.

Çipa tha se duhej të potenciohej kontributi në 7 dekada e Ismail Kadaresë. “Vepra e tij ishte e tillë që në kohën e urisë, errësirës dhe etjes së madhe,i shte i vetmi që gjente një ushqim që buronte nga shpirti dhe i përkiste shpirtit”, tha Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb