Kjo e martë solli debutimin e Alen Sherrit në portën e Cagliarit. Skuadra nga Sardegna  luajti në shtëpi ndaj Cremoneses në Kupë, takim ky i fituar minimalisht 1-0 nga skuadra ku luan portieri shqiptar. Mediat italiane, kanë vlerësuar përformancën e Sherrit në mesin e shtyllave.

“Pjesa e parë e përjetuar praktikisht si spektator. Më i ngarkuar në pjesën e dytë, por gati kur thirret. Dridhet nga një pavendosmëri që rrezikon t’i japë kundërshtarit mundësinë për gol. Megjithatë, një performancë e gjitha për tu respektuar” – shkruhet në raport.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb