Cagliari triumfoi 1-0 ndaj Cremoneses, duke prerë një biletë për në fazën tjetër në Kupën e Italisë. Për skuadrën nga Sardegna debutoi ish-portieri i Egnatias, Alen Sherri, i cili zhvilloi një paraqitje dinjitoze.

Trajneri Nicola i dha një fanellë titullari, me Sherrin që shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë. Rivaliteti është mjaft i madh te Cagliari, por 26-vjeçari është gati për të dhënë maksimumin për skuadrën.

Lojtari ka luajtur 2 ndeshje me Shqipërinë U21, ndërsa ka debutuar me kombëtaren e madhe me 9 nëntor të vitit 2020.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb