Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Gardiani i Egnatias do të zbarkojë në Itali ditën e nesërme për të konkretizuar transferimin e tij te Cagliari. Klubet mes tyre kanë arritur marrëveshjen, me Egnatian që do të përfitojë plot 500 mijë euro nga shitja e shkodranit. 26-vjeçarin që nesër do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Më pas portieri do të firmos edhe kontratën me ekipin italian, me palët që janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 3-vjeçare. Kështu Sherri do të mbajë veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.

Kujtojmë se Sherri është një lider te Egnatia, ku me rrogozhinasit ai doli që brenda dy sezoneve të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Tashmë nga Superiorja në Serie A, ku do të nisë aventurën e tij të re në një nga kampionatet më të forta në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: