Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje në lidhje me takimin që u zhvlliua me europarlamentarët e Komisionit të Stabilizim-Asociimit të BE- në Shqipëri.

Mediu shkruan se në emër të Partisë Republikane ka dekluar se situata parazgjedhore në Shqipëri është tërrësisht jashtë standarteve dhe rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

Më tej ai shkruan se krimi i organizuar dhe krruspioni kanë ndikim të madh politik dhe ekonomik dhe janë mrkanizëm në duar të pushtetit për të manipuluar zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Alenca për ndryshim u takua me europarlamentarët të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
🔹Në emër të Partisë Republikane deklarova se situata parazgjedhore në Shqipëri është tërrësisht jashtë standarteve dhe rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Nuk ka asnjë reformë për të ndaluar vjedhjen e votave , intimidimin e votuesve, përdorimin e të dhënave personale dhe shteti është njësuar me Partinë Socialiste në shërbim të manipulimit të zgjedhjeve
🔹Krimi i organizuar dhe krruspioni kanë ndikim të madh politik dhe ekonomik dhe janë mrkanizëm në duar të pushtetit për të manipuluar zgjedhjet.
🔹Të gjithë jemi për drejtësi të pavarur, por drejtësi e cila vepron në respekt të kushtetutës, të drejtave dhe lirive të qyetarëve shqiptar dhe jo si një armë politike kundër opozitës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: