Në Alepo është zbuluar depo me substanca kimike. Qeveria siriane zbuloi depon me substanca kimike në lagjen e vjetër të Alepos, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA. Kjo pjesë e qytetit ishte nën kontroll të terroristëve. Mes substancave të gjetura ka edhe sulfur dhe klor, që terroristët i kanë shfrytëzuar për prodhimin e eksplozivëve. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov paralajmëroi se terroristët shfrytëzojnë armë kimike në pjesën lindore të Alepos, ndërsa në disa sulme u lënduan dhjetëra njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: