Ajo është modelja e Victoria Secrets prej shumë vitesh dhe tani Alessandra Ambrosio, së bashku me motrën dhe mikeshën e saj më të mirë ka lançuar markën e saj të quajtur GAL Floripa, një emër që e merr inspirimin nga Ishulli Magjik i Floriannapolis. Bukuroshja braziliane ka ndarë për fansat e saj fotot me bikini në Instargamin e saj

“Ne gjithmonë e kishim këtë ëndërr. Ne u rritëm në Florianopolis, që është një ishull në jug të Brazilit dhe noti ishte një nga argëtimet më të mëdha për ne”, tha modelja për People.

“Ne gjithmonë mbanim me vete rrobë banjoje, sepse lëviznim gjithmonë nga një plazh në tjetërin dhe gjithmonë kemi ëndërruar të kishim dyqanin tonë me bikini një ditë. Kjo ishte ëndrra që kishim që kur ishim 18 vjeç. Dhe tani modelet që ne kemi janë për të gjitha format. Secila femër duhet të ndihet mire duke veshur këto bikini”, ka thënë Ambrosio.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb