Ishte parashikuar që ndeshja e parë të ishte në derbin e Milanos më 21 shtator, por debutimi i Alexis Sanchez pritet të përshpejtohet dhe sulmuesi me shumë mundësi do të jetë në fushë menjëherë pas ndërprejes së kampionatit. Është pikërisht imepenjimi në fushë I kombëtareve që detyron Antonio Conte të thërrasë në kauzë një nga transferimet më të rëndësishme të merkatos së verës.


.
.

Alexis Sanchez do të luajë me Kilin ndeshjen kundër Meksikës të premten dhe menjëherë do të kthehet në Milano, për të vazhduar përgatitjet me ekipin zikaltër. Ndryshon diskutimi për Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas që në dy sfidat e para të Seria A luajti si titullar në krah të Romelu Lukaku do të kthehet vetëm të enjten e javës tjetër pas grumbullimit me përfaqësuesen e vendit të tij. Kjo vonesë bën që Conte të luajë “kartën” Sanchez për herë të parë në këtë sezon që në ndeshjen kundër Udinezes. Një sfidë speciale për sulmuesin kilian, pasi do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.


Diego Godin Inter 1200x1200
Diego Godin Inter 1200×1200

Sipas mediave italiane, pas pushimit, Antonio Conte do të ketë edhe shërbimet e Diego Godin dhe de Vrij, me mbrojtësit që për herë të parë në këtë sezon pritet të nisen titullarë në sfidën e 14 shtatorit.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb