TIRANË

Analisti dhe gazetari, Alfred Lela, tha se çdo opozitë para se të vijë në pushtet premton botën, por më pas kur vjen në pushtet harron fjalët e veta, ndërsa për ta përligjur konstatimin e tij solli në vëmendje deklaratat e figurave politike në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Alfred Lela  theksoi se retorika e partive politike për ‘dëmshpërblim’ ngjan me një ‘festival teatror”, i cili  bëhet vazhdimisht nga politika dhe se banorët e Astirit nuk duhet t’u besojnë asnjë premtimi.

“Banorët mos t’i besojnë premtimit të marrë sot nga opozita. Në 2013 ua premtoi edhe Rama. E bëjmë premtimin, pastaj e harrojnë, e pastaj dalin me popullin se po të ishin në pushtet, ndoshta do e kishin bërë dhe vetë. Opozitat kanë një huq. Kur janë në opozitë të premtojnë botën. I them të gjithë banorëve që të mos besojnë asnjë premtim që i bëhet. Është një festival teatror që bëhet nga politika” tha Lela.

Gjithashtu Alfred Lela shtoi se përplasja tek “Astiri” për prishjen e banesave ishte një strategji e qeverisë për të parandaluar precedentin e Kukësit, e vetmja protestë që sipas tiij  ka trembur bazamentet e qeverisë.

“Ka qenë strategjia për të parandaluar precedentin e Kukësit. E vetmja herë kur janë tronditur bazamentet e qeverisë përballë një proteste ka qenë ajo e Kukësit, duhet ta pranojmë. Unaza e Re është e spërkatur me një korrupsion të njohur, të pranuar, të anuluar dhe kjo ka qenë një nivel i tretë që i shtohet përpjekjes për ta menaxhuar, neutralizuar pa zhurmë”- shtoi Lela.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: